8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ky shtet refuzon t’i ofrojë ndihmë ushtarake Ukrainës

Rekomandime

Moldavia ka refuzuar t’i japë ndihmë ushtarake Ukrainës, njoftoi kryeministrja e vendit Natalia Gavrilita.

Kryeministrja tha se Moldavia po mbështet Ukrainën në një mënyrë tjetër, duke mirëpritur refugjatët, duke ofruar ndihmë humanitare e duke mbështetur sanksionet ekonomike kundër Rusisë.

- Advertisement -

Ajo tha se vendi nuk do përparojë në ofrimin e pajisjeve dhe artilerive ushtarake për Ukrainën.

Kryeministrja nënvizoi se ka vende të tjera të pajisura më mirë ushtarakisht se sa Moldavia për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet nga sulmet ruse.

“Ka më shumë se 90,000 refugjatë nga Ukraina në Moldavi dhe ne po u ofrojmë të gjithë ndihmën e nevojshme. Sa i përket ndihmës ushtarake, ka vende të tjera të pajisura më mirë dhe më të zhvilluara që kanë burimet ekonomike për të ofruar këtë lloj mbështetje”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit