8.1 C
Pristina
E premte, 7 Tetor, 2022

Ky tifoz nuk u lejua ta shikojë lojën Angli-Kosovë, arsyeja është e çuditshme

Rekomandime

Gjatë ndeshjes se mbrëmshme në mes të Anglisë dhe Kosovës, ka ndodhur edhe një gjë e pazakontë, kur një nga tifozët e famshëm të kombëtares angleze dhe të klubit Portsmouth, John Westwood, nuk është lejuar të hyj në stadiumin e Southampton, për arsye të fanellës që kishte veshur, transmeton Gazeta Metro.

Tifozi i njohur me emrin John Westwood, u refuzua në hyrje të stadiumit të Southampton ku do të zhvillohej loja në mes të Anglisë dhe Kosovës vetëm pse ai mbante veshur fanellën e Portsmouth.

Pavarësisht se ai pagoi 35 funte për biletën e tij, mbikëqyrësit e stadiumit këmbëngulën që ata nuk mund të garantonin sigurinë e tij.

John madje ofroi të kthejë fanellën e Portsmouth mbrapsht, por mbikëqyrësit se stadiumit i thanë që ai ishte “shumë i njohur” për tifozët e Southampton.

“E tëra që dua të bëj ishte të shikoja vendin tim duke luajtur. Nuk ishte një lojë e Southampton dhe nëse dua ta shikoj ekipin kombëtar nuk mund të bëjnë diskriminim ndaj tifozëve të ndonjë klubi tjetër.” u shpreh i nevrikosur John, tifozi i famshëm i klubit Portsmouth.

Ndryshe, ekipet e Portsmouth dhe Southampton njihen për rivalitetin e tyre të madh që kanë qysh nga e kaluara, si duket kjo ishte edhe arsyeja kryesore, sepse John mud të sulmohej nga tifozët rival.

Portsmouth dhe Southampton janë vetëm 30 milje larg dhe gëzojnë një rivalitet të ashpër, i cili shpesh ka rezultuar në dhunë kur dy klubet takohen

Në vitin 2010, dymbëdhjetë tifozë u dërguan në burg për sjellje të dhunshme pasi tulla, shishe dhe karrige u hodhën jashtë Stadiumit të ‘St Mary’s ‘.

Më shumë artikuj

Të fundit