1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ky vend ua jep nga 200 euro nëse shkoni për pushime aty këtë verë

Rekomandime

Pandemia ka dëmtuar ekonominë në tërë botën, sidomos ekonimtë e bazuara në turizmin veror kanë pësuar rënie të madhe për shkak të mungesës së pushuesëve. Kështu, Malta ka bërë një ‘ofertë të mirë’ për turistët që zgjedhin plazhet e saj.

Turzimi bregdetar në Maltë hapet me 1 qershor, andaj Ministri i Turizmit, Clayton Bartolo ka thënë se turistët që rezervojnë qëndrimin në një hotel me pesë yje do të marrin 100 euro nga Autoriteti i Turizmit i Maltës, ndërsa 100 të tjera do të kompensohen përmes hotelit.

- Advertisement -

Në një marrëveshje të ngjashme, ata që zgjedhin një hotel me katër yje do të marrin një total prej 150 euro dhe ata që rezervojnë një hotel me tre yje do të marrin 100 euro.

Kujtojmë, që të dhënat e Këshillit Botëror të Udhëtimeve dhe Turizmit tregojnë se industria turistike drejtpërdrejt dhe indirekt përbën më shumë se 27 për qind të ekonomisë së Maltës, por sektori është goditur nga pandemia COVID-19

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit