11 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese, a do të jetë fatal për Qeverinë Hoti?

Rekomandime

Burjani: Gjykata Kushtetuese i di rregullat ligjore

Qeveria aktuale mund të mbetet pa një deputet, për shkak se njërit ndaj tyre i është lëshuar një urdhërarrest.

- Advertisement -

Fjala është për deputetin Etem Arifi nga minoritetet, i cili është i dënuar për veprën penale mashtrim me subvencione.

Deputeti i Partisë së Ashkalinjëve për Integrim, Afiri ishte në arrati pasi që ishte dënuar më një vit e tre muaj burgim për mashtrim me subvencione.

Në fillim të muajit gusht, Gjykata Themelore e Prishtinës lëshoi urdhërarrest mirëpo deputeti Arifi arriti që t’i shmangej arrestimit. Ndonëse ishte i dënuar me vendim të formës së prerë, vota e deputetit Hetem Arifi u bë vendimtare më 3 qershor kur u votua qeveria e re e drejtuar nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

- Advertisement -

Që nga fillimi i formimit të kësaj qeverie, opozita kishte kundërshtuar votën e këtij deputeti të jashtëligjshëm. Dhe për shkak të këtij deputeti, kjo qeveri po quhet legjitime, duke mos i pasur numrat e nevojshëm.

Smaka: Qeveria Hoti mbeti pa legjitimitet

- Advertisement -

Mirëpo, meqë ndaj të njëjtit është lëshuar një urdhërarrest, deputeti Arifi mund të humb mandatin.

Kështu, profesori dhe njohësi i çështjeve juridike, Riza Smaka thotë se atij i ka skaduar pozita e deputetit. Dhe duke qenë kështu, sipas tij kjo qeveri mbetet palegjitimitet dhe duhej të shpërbëhej.

“Z. Etem Arifi ishte deputet deri në marrjen e formës së prerë të aktgjykimit gjykues për kryerje të aktit penal. Vijimisht atij i ka pushuar – mejtur statusi i deputetit. Vota e tij pro formimit të qeverisë aktuale fillimisht ishte invalide për ç’shkak njëjta mbetet e palegjitimitet dhe si e tillë do të duhej të ç’formohej. Këtë akt do të duhej të konklifonte Gjykata Kushtetuese”, vlerëson Smaka.

Madje, ai thotë tutje se kjo qeveri e formuar edhe nga një votë përmes ushtrimit të presionit, është invalide.

“Aq më parë edhe një votë pro formimit të Qeverise në fjalë e siguruar nëpërmjet ushtrimit të presionit, ishte invalide sipas nenit 70 të Kushtetutës. Ndaj Qeveria aktuale rezulton të ishte Ab Ovo e pa legjitimitet nga se ka qenë formuar edhe në saje të dy votave pro problematike me dispozitën e nenit të sipërtheksuar”, thekson profesor Smaka, për “Bota sot”.

Burjani: Gjykata Kushtetuese i di rregullat ligjore

Blerim Burjani

Ndërkaq analisti i çështjeve juridike, Blerim Burjani thotë se qeveria nuk mund të prishet, vetëm me një mocion, nëse arrihen nënshkrimet. Sipas tij, tentativa e Lëvizjes Vetëvendosje është vetëm për marketing politik.

“Jo, vetëm me mocion, nëse arrihen nënshkrimet për parashtrim mocioni atëherë është e qartë, prapa s’ka kthim, pra retroaktive nuk mund të veprohet. Tentativa e VV është marketing politik në këtë temë, Gjykata Kuhtetuese i di rregullat ligjore”, vlerëson Burjani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit