15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Specialja thërret edhe vëllaun e Xhevë Lladrovcit, ai ka një mesazh të ashpër për personat që e votuan!

Rekomandime

Selim Krasniqi, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

- Advertisement -

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një shkrimi të gjatë në Facebook.

Për hir të transparencës dhe duke mos pasur të fshehë asgjë, ju informoj qe sapo komunikova me hetues të Dhomave të Specializuara!! Mu komunikua gojarisht ftesa për në Hagë, por unë personalisht kërkova që ç’do veprim të jetë zyrtar e në rrugë ligjore”.

Postimi i plote:

- Advertisement -

Per hir te transparences dhe duke mos pasur te fshehe asgje, ju informoj qe sapo komunikova me hetues te dhomave te specializuara!! Mu komunikua gojarisht ftesa per ne Hage por une personalisht kerkova qe ç’do veprim te jete zyrtar e ne rruge ligjore! Lufta e UÇK-ves ishte lufte e drejte dhe Çlirimtare. Jam shume krenar qe isha pjese aktive qe nga fillimi, duke derdhur gjake e djerse e duke mos kursyer as jeten per Lirine dhe dinjitetin e vendit dhe qytetareve tane.

Kam qene i denuar 7 vite nga gjykatat e UNMIK-ut dhe EULEX-it dhe kete jo pse paten fakte por vetem se edhe pas lufte veprova e punova drejte dhe ne sherbim te qytetareve tane, duke e ndjekur shembullin e Heronjeve dhe Heroinave tona qe derdhen gjakun per Liri. Kisha nderin te isha bashkeluftetar i Fehmiut e Xheves, Mujes e Ganiut, ilazit e Abedinit, Tahir Sinanit e Kumanoves, Luanit e Ilirit e shume e shume te reneve per Liri, te cilet ishin shembull i Atdhedashuris e i sakrifices, i idealeve dhe dinjitetit njerezor. Do jem deri ne vdekje luftetar i Kombit tim e ne asnje moment nuk hezitoj qe edhe te sakrifikohem po te jete nevoja, duke mos lejuar me asnje çmim te shkelim gjakun me te paster te derdhur per Liri.

- Advertisement -

Turpi do bie mbi ata qe formuan kete gjykate te padrejte e kete vetem per denimin e UÇK-ves, duke harruar keshtu qindra e qindra masakra te bera nga falangat serbe, me mijera e mijera te masakruar, pleq e plaka, gra e femije, te rinje e te reja e duke shkaterruar ç’do gje Shqipetare. SK.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit