-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

La Amerikën për Kosovën: Kush është veterani i UÇK’së që nuk mungon në asnjë përvjetor dëshmori

Rekomandime

Muhamed Kuka është një ish-ushtar i UÇK’së, dhe është fytyra më e njohur që nga mbarimi i luftës, tash e 21 vjet që asnjëherë nuk mungon në tubimet që lidhen me luftën. Në çdo përvejtor Kuka qëndron i pari, duke valvitur flamurin kuq e zi dhe duke i prirë masës

Kuka është nga qyteti i Ferizajt dhe ka jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur në Kosovë nisi lufta, dhe pa hezituar fare iu bashkua Ushtrisë Çlimrimtare të Kosovës, duke mos u ndarë kurrë më emocionlisht me të.

- Advertisement -

Rrobat e ushtrisë të Muhamed Kukës nuk vjetërohen kurrë për të. Në çdo përvjetor të ndonjë dëshmori, në protesat për të mbrojtur luftën e pastër të UÇK’së ai i vesh përsëri ato dhe me flamurin në dorë niset për Prishtinë, dhe në secili qytet të Republikës së Kosovës.

Kuka ka qenë pjesë e batalionit ‘Atlantiku’, dhe në shenjë nderimi dhe mirënjohje nuk lë cep të Kosovës pa shkelur, e krejt këtë e bënë për t’i nderuar dëshmorët dhe familjet e tyre.

Sot veterani ka 70 vjet dhe ka qëndruar 24 vjet në Amerikë, para se të kthehet në Kosovë, dhe arsyeja pse është kthyer ai thotë se është masakra e Reçakut, të cilën e ka parë në lajme në televizionet në Amerikë, dhe pas saj menjëherë është nisur për Kosovë.

- Advertisement -

Kuka, aktualisht jeton në Ferizaj, dhe fatkeqësisht nuk gëzon një jetë të mirë ekonomike, dhe nuk merr përkrahje nga shteti. Ai disa herë ka kërkuar ndihmë për vajzën e tij me probleme shëndetësore.

Ndërsa, kujtojmë që Kuka është një njeri shumë i dashur dhe i respektuar në qytetin e tij në Ferizaj, ku s’ka qytetar atje që nuk e nderon dhe ndan respekt të veçantë ndaj tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit