Këngëtari i njohur shqiptar, Ardian Bujupi ka lënë turneun e tij për të cilin ishte përgatitur prej kohësh dhe sot ka vendosur të vijë në Shqipëri.
Ardiani ka vizituar disa nga familjet e prekura dhe i ka premtuar se do i ndihmojë në ndërtimin e shtëpive.
“Padyshim që ia vlejti të vi ne shqiperi për të parë se çfarë kishte bërë tërmeti edhe me ndihmën e miqve dhe familjes time për të mbështetur të paktën disa familje.
“Na jena njo”, shkruan këngëtari krah fotove e videove të publikuara në Instagram.Në postimet e tij, Ardiani ka treguar edhe disa pamje të trishta sesi kanë përfunduar këto shtëpi pas tërmetit.