4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Labi i shkruan Adriana Matoshit: Nëse të duhen mjete për shërim jashtë vendit, jam i gatshëm të kontribuoj

Rekomandime

Këngëtari Labinot Tahiri, i ka dalë në mbështetje aktores Adriana Matoshi e cila dje njoftoi se i është kthyer tumori në tru.

Labi ka thënë se nëse Adrianës i duhen mjete për trajtim jashtë vendit, atëherë është i gatshëm të kontribuojë.

- Advertisement -

Postimi i plotë i Labit:

ARTISTËT PËR ARTISTEN🙏🏻🌹🤝

Mirengjesi shqiptar dhe nëna shqiptare!
NËSE ADRIANËS I DUHET NDIHMA JONË NE JEMI ATY 24 orë…🌹🕊
Kam dalur për shumë kend në rrugë, në borë e në shi, për ;- nëna, vajza, motra e vllezër, të rinjë e të reja, për të berë atë që quhet mrekulli, duke grumbulluar brenda orëve me qindra mijera euro se bashku me shqiptarët anekand botës.

- Advertisement -

Me Adrianën, kemi pasur njeherë takime me familjen e saj se bashku me familjen time!
Adriana është një nanë e fortë shqiptare, e njohim, e cila ka përballuar sfidatat e saj edhe në të kaluarên e deri më tani, edhe kur i ka arritur majat e sukseseve ne karriren se saj!

Nëse rastësisht i duhet ndihma nga ana jonē, për të grumbulluar mjete për shërim jashte vendit, prap edhe për artisten tonë , do të dale në rrugë si ushtar i saj , për të bërë çmos që ajo t’a luftojë këtë semundje!

- Advertisement -

Lutemi për Adrianën tek Zoti , që ta kalojë edhe këtë sfidë dhe shërim të plotë.
Me dashuri, Labinot Tahiri, Kosovë e Shqipërisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit