22 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Labi: Më mirë i heshtur se sa i sharë dhe pa pranuar mirënjohje

Rekomandime

Labi është shprehur se dëshiron të jetë i heshtur, se sa të jetë i sharë dhe të mos ketë mirënjohje nga të tjerët.

- Advertisement -

Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri-Labi, është një nga emrat e estradës i cili gjithmonë ka ngritur zërin për probleme të ndryshme të qytetarëve, shkruan lajmi.net.

Ai njihet edhe si një humanist i madh andaj gjatë pandemisë së koronavirusit ka ngritur zërin dhe ka thirrur protesta për t’i ndihmuar kolegët këngëtarë dhe fushën e gastronomisë.

Së fundmi e ka anuluar protestën në qytetin e Ferizajit dhe tani artisti ka ardhur me një deklaratë në rrjetin social Instagram.

- Advertisement -

Labi është shprehur se dëshiron të jetë i heshtur, se sa të jetë i sharë dhe të mos ketë mirënjohje nga të tjerët.

“Më mirë i heshtur se sa i sharë dhe duke mos pranuar mirënjoheje në kohën kur disa shohin vetëm ZI e Terr! Jetoni si të u’a doje shpirti, vetëm mos besoni më shumë ;se sa në vetên tuaj dhe te Zoti. Fundja, kur të besoni në vete , edhe po të dështoni është mê e lehtë tê pendoheni dhe të kaloni më lehtë jeten tuaj! Po ju dështojë besimi që keni tek ndonjë njeri tjetër (( gjë që ju ka ndodhur) ateherë është shumë më i dhimbshëm pendimi dhe jeta juaj
( shembull siq besojmë tek njerëzit e politikës dhe tek disa që po e shkatërrojnë ardhmerinë tonë, si tek ne ashtu dhe ne vendet e botës)! Pastaj te besimi në Zot, i bie që të gjitha ai i ka në dorën e tij, ne nuk e shkruajmë fatin tonë! Mbajeni besimin tek Zoti , sepse gjithçka e keqe do tê kalojë e do të viej e mira gjatë jetës sonë. Mirupafshim të dashur njerëz të mirë dhe të bekuar! Pak fjalë sa për t’u motivuar!! 16 nentor 2020 Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë”, ka shkruar Labi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit