8.9 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Labinot Tahiri: Nëse dikush infektohet në këtë protestë, unë shkoj 10 vite në burg

Rekomandime

Labinot Tahiri është një nga iniciatorët e protestës së sotme para Qeverisë, duke kërkuar që të hapen sallat e dasmave, ahengjet e dasmat pasi sipas tij kjo është puna e vetme që shumica prej tyre e bëjnë.

Ai gjatë protestës mbajti edhe një fjalim, duke theksuar se Qeveria kërkon tatim nga këngëtarët por nuk po bën asgjë për ta.

- Advertisement -

“Nëse kta mendojnë se lujnë, ju tregojmë se jemi në gjendje të mbledhim gjysmë milioni njerëz në shesh, sepse na don populli. Kemi dale në protestë me kauzën për bukën e gojës jo për partitë politike”, tha ndër të tjera Labi.

Unë nuk jam për me sha Qeverinë as me gjujtë policinë, por kam dalë këtu për të gjithë ti hapim sytë e mos ti ulim vesht.

A ka koronavirus në parlament a në qeveri?

- Advertisement -

Nëse ju merni ndonjë virus sot në protestë, unë shkoj në burg, shkoj 10 vjet në burg”, theksoi Labi, duke kritikuar se mbledhjet po mbahen gjithandej, andaj nuk duhet diskriminuar vetëm këngëtarët e gastronomët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit