-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Lajcak ambicioz, synon t’i zgjidhë të gjitha mosmarrëveshjet Kosovës -Serbi

Rekomandime

Pas takimit në presidencë, Përfaqësuesi Special i BE’së, Miroslav Lajcak, dhe presidenti Hashim Thaçi kanë folur në një konferencë për media.

Në vizitën e parë në Kosovë në kapacitetin e Përfaqësuesit Special të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi Emisari europian ka thënë se BE’ja ka qasje shumë serioze sa i përket Ballkanit dhe në veçanti dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

- Advertisement -

“Evropa është shumë serioze sa i përket regjionit dhe dialogut Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Lajcak.

Ai ka thënë se synon arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe afatgjate që zgjidh të gjitha mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Pres që dialogu të ketë përfundim të suksesshëm”, ka thënë Lajcak.

- Advertisement -

Ai ka thënë se takimi me presidentin Thaçi ka qenë shumë i frytshëm dhe konkret dhe se e ka njoftuar kreun e shtetit me detajet, planin dhe metodologjinë për vazhdimin e procesit të dialogut.

Takimi me Thaçin ishte shumë konkret, e njoftova me planin, elementet dhe metodologjinë.

- Advertisement -

Do të vazhdojmë komunikimin edhe me liderë tjerë dhe krerët e partive politike”, ka thënë sllovaku.

Sa i përket bashkëpunimit me SHBA’në, Lajcak ka thënë se Evropa gjithmonë ka punuar në bashkëpunim të ngushtë me Amerikën dhe ka thënë se shpreson që ky bashkëpunim të vazhdojë.

Evropa ka punuar shumë ngushtë me Amerikën.

Gjithçka që është arritur është bërë në bashkëpunim.

Shpresojmë në një bashkëpunim shumë të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Lajcak.

Edhe presidenti Thaçi ka thënë se është jetike për dialogun Kosovë-Serbi që të ketë një unifikim mes Washingtonit dhe Brukselit.

Duhet të punojmë shumë ngusht me BE’në dhe SHBA’në.

Kemi besim të palëkundur në SHBA’në. Përqafojmë vlerat evropiane.

Duhet të jemi të vlerësuar nga BE’.

I kam thënë edhe z.Lajcak se BE është vonuar sa i përket procesit liberalizimit të vizave.

Është jetike për ne që BE dhe SHBA të kenë një bashkëpunim”, ka thënë Thaçi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit