1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Lajçak i kënaqur nga biseda me Kurtin, jep detaje të takimit

Rekomandime

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ditën e dytë në Kosovë e ka nisur me takime të liderëve të partive politike.

Lajçak ka takuar fillimisht liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, me të cilin tha se pati një diskutim shumë të mirë.

- Advertisement -

Fillova ditën e dytë në Kosovë me një diskutim shumë të mirë dhe të thellë me udhëheqësin e Vetëvendosjes,  Albin Kurti.

Theksova nevojën që Kosova të flasë me një zë në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Çfarëdo marrëveshje duhet të jetë e pranueshme për njerëzit e saj”, ka shkruar Lajçak në Tëitter.

- Advertisement -

Pas këtij takimi Lajçak është takuar me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa ndërkaq tash pritet të takohet me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit