21.7 C
Pristina
Monday, April 15, 2024

Lajçak ka ndërruar mendje rreth pavarësisë së Kosovës, e pranon vendimin e GJND’së

Rekomandime

Ditën kur u emërua nga Bashkimi Evropian si emisar për dialogun Kosovë-Serbi nxiti kritika dhe skepticizëm tek kosovarët.

- Advertisement -

Ato kishin të bënin me qëndrimin e vendit të diplomatit sllovak, Mirosllav Lajçak, ndaj Pavarësisë së Kosovës.

Madje, edhe vet ai në vitin 2009 kishte dalë kundër njohjes së Kosovës nga Serbia.

Por, tash nga pozita që ka, sllovaku thotë se kanë ndërruar hesapet që nga deklarimet e tij.

- Advertisement -

“Kjo ishte para se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të merrte vendimin e saj. Dhe unë e respektoj vendimin, që thotë se nuk ishte shkelje e ligjeve ndërkombëtare, dhe kjo e ka ndryshuar situatën”, shprehet Lajçak në Rubikon.

Sipas tij, vendimi duhet të pranohet nga të gjithë.

- Advertisement -

“Vij me mendje të hapur, s’kam agjendë të fshehur, dhe sjell përvojën time në mënyrë që të ndihmoj të zgjidhen problemet e pazgjidhura mes Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit