12.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Lajçak telefonon Mustafën, arrijnë pajtueshmëri për vazhdimin e dialogut me Serbinë

Rekomandime

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me të dërguarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Këtë e ka konfirmuar vetë Lajçak, derisa ka thënë se ka pasur një bisedë konstruktive me kreun e LDK-së.

- Advertisement -

Lajçak po ashtu ka thënë se me Mustafën janë dakorduar mbi prioritetin për t’u kthyer në dialog që do të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë dhe do të shtyente progresin e Kosovës drejt hapave evropianë.

Faleminderit, Isa Mustafa për një bisedë konstruktive mbi situatën e tanishme politike, përgjigjen ndaj Covid-19, dhe pritje e së ardhmes për Kosovën.

U dakorduam në prioritetin për t’u kthyer në dialog që do të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë dhe do të shtyente progresin e Kosovës drejt hapave evropianë”, ka shkruar Lajcak.

- Advertisement -

Kujtojmë se Lajçak, ditë më parë ka deklaruar se shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të jetë në rend dite në dialogun mes dy shteteve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit