1.4 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Lajçak thotë se pesë shtete evropiane do ta njohin Kosovën pas Serbisë

Rekomandime

Ndryshim të qëndrimit të Sllovakisë karshi njohjes së shtetit të Kosovës, ka premtuar Emisari evropian për dialogun, Miroslav Lajçak që për vite ishte ministër i punëve të jashtme sllovake.

- Advertisement -

Veçse i dërguari i posaçëm i BE-së po e lidh këtë fortë me marrëveshjen që Kosova duhet ta arrijë me Serbinë, përcjellë Klan Kosova.

”Më lejoni të flas jo si lehtësues i dialogut por si ish-ministër i punëve të jashtme të Sllovakisë. Më kanë pyetur shumë herë kur do ta pranojë Sllovakia ,Kosovën. Unë iu përgjigjem më jepni së pari një lajm të mirë. Me këtë unë të mund të shkojë në Parlamentin e vendit tim dhe të them koha ka ardhur që ta rikonsiderojmë qëndrimin tonë karshi kësaj çështjeje. Lajmi i mirë është vetë marrëveshja me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve”, tha Lajçak

Pos Sllovakisë janë edhe katër vende tjera anëtare të Bashkimit Evropian që ka 27 vende anëtare që nuk ia njohin Kosovës mëvetësinë.

- Advertisement -

Ato janë Greqia, Spanja, Rumania e Qipro.

”Jam në kontakt të rregullt me vendet jo-njohëse si dhe me gjitha vendet tjera anëtare të Bashkimit Evropian. Nuk mund të flas në emër të tyre por unë po marrë sinjale se ata po e përcjellin procesin nga afër dhe kujdesshëm. Ata më thonë çka është mirë për Serbinë është mirë edhe për ne. Ne nuk do të jemi në kontradikta me qëndrimin e Serbisë. Ja pse ky proces është më shumë se normalizim i marrëdhënieve mes Serbisë e Kosovës. Këtu kemi të bëjmë hapjen reale të përspektivës evropiane për Kosovën”.

- Advertisement -

Këto komente i dërguari i Unionit që lehtëson bisedimet kosovaro-serbe i bëri gjatë një debati online ku ishte mysafir i ambasadores së Gjermanisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Emily Haber.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit