7.9 C
Pristina
Sunday, May 12, 2024

Vuçiq: Nuk do ta nënshkruaj Pavarësinë e Kosovës, jam betuar në Kushtetutë dhe Ungjillin e Miroslavit

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq në një tubim me qytetarë serbë ka folur për dialogun me Kosovën dhe marrëveshjen e mundshme.

- Advertisement -

Vuçiq ka inisistuar se nuk do ta nënshkruajë Pavarësinë e Kosovës dhe se për këtë ka bërë betimin për Kushtetutën dhe ungjillin e Miroslavit, raporton Danas, përcjell Gazeta Sinjali.

“E di se për çfarë jam betuar, Kushtetutën e Serbisë dhe Ungjillin e Miroslavit”. Nuk do të jem unë ai që do t’ua nënshkruaj pavarësinë e Kosovës! Nuk ka dorëzim, ne nuk do ta njohim pavarësinë as de fakto as de jure”, tha Vuçiq.

Sipas Vuçiq, propozimi evropian ka me vete shumë vendime të vështira.

- Advertisement -

“Detyrimi ynë i parë është të mbrojmë Serbinë, i dyti është të mbrojmë interesat kombëtare dhe i treti është të mbrojmë paqen dhe stabilitetin”, ka deklaruar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit