1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Lajm i bujshëm: Schumacheri është zgjuar dhe është i vetëdijshëm

Rekomandime

Shtrimi i Michael Schumacherit në spitalin Georges Pimpidou në Paris për t’iu nënshtruar një terapie me bazë qelizat staminale ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik mbi shëndetin e legjendës së Formula 1.

Familja e ish-shoferit gjerman vazhdon të jetë shumë e kujdesshme në ruajtjen e privatësisë që nga viti 2013, kur legjenda pësoi aksidentin në alpet franceze.

- Advertisement -

Nga “Le Parisien” vjen një lajm që shton shpresat për riaftësimin e Schumit: “Është në zonën time, mund t’ju siguroj se është i vetëdijshëm,” mësohet të jetë shprehur një punonjës i spitalit.

Dëshmitari në fjalë, zbulon e përditshmja franceze, duhet të punojë në repartin ku është shtruar Schumacheri, të cilin e ka vizituar miku i tij i vjetër, Jean Todt.

Terapia e ndjekur nga doktori i famshëm Philippe Menasché, kardiokirurg, duhet të përfundojë sot, që do të thotë se Schumacheri, i shtruar në këtë spital me emër të rremë, duhet të kthehet në vilën e tij në Zvicër.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit