7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Lajm i fundit: Protestë masive në Beograd, mijëra serbë marshojnë drejt qeverisë

Rekomandime

Protesta e katërt për ajrin është duke u zhvilluar në Beograd dhe mijëra qytetarë janë mbledhur për të kërkuar informacion për nivelin e ndotjes.

Protestuesit kërkojnë që pjesa e ligjit për cilësinë e ajrit që ka të bëjë me informimin e publikut në rast të tejkalimit të përqendrimeve të grimcave të dëmshme, të ndryshohet, përkatësisht ky ligj të jetë më efikas dhe më i zbatueshëm.

- Advertisement -

Në mënyrë që popullata të marrë informacion në kohë për shkallën e ndotjes, njoftimet dhe paralajmërimet për përqendrim të shtuar të ndotësve me një indeks të dukshëm cilësor duhet të transmetohen në cep të ekranit, në frekuencat kombëtare dhe kanalet televizive lokale, paralajmëron organizata Eko Garda, e cila po e udhëheq protestën.

Protestuesit marshuan nëpër shesh duke shkuar deri para objektit të qeverisë serbe.

- Advertisement -

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit