1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Lajm i mirë: Brenda një jave mbi 1200 persona e mposhtën koronavirusin në Kosovë

Rekomandime

Ndonëse në vendin tonë po shënohet ende numër i lartë i personave të infektuar, ditëve të fundit, edhe ata që janë shëruar nga koronavirusi kanë qenë të shumtë. Brenda një javë, në Kosovë nga koronavirusi janë shëruar 1285.

Sipas shifrave të IKSHPK’së, këto ditë në Kosovë po vërehet ulje e rasteve të reja me koronavirus dhe shtim i atyre që po shërohen.

- Advertisement -

Në komunikatat e publikuara në rrjete sociale, vërehet se brenda një javë 1285 persona e kanë mposhtur koronavirusin.

Që nga muaji mars kur u paraqit rasti i parë me koronavirus në vend janë shëruar gjithsej 7343 persona, ndërsa raste aktive janë 3792.

Kurse, nga Covid-19 kanë humbur jetën 410 persona, shumica prej këtyre gjatë tre muajve të fundit.

- Advertisement -

Sidoqoftë, numri i rasteve që po raportohen për ditë me koronavirus në Kosovë qëndron ende i lartë, e që u rrit edhe më shumë pas lehtësimit të masave nga 1 qërshori.

- Advertisement -

Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ditë më parë se mund të vendosin disa masa të reja për qendrat tregtare dhe gastronominë, të cilat sipas tyre hyjnë në mesin e hapësirave ku përhapet më së shumti virusi.

Vlen të theksohet se nga 1 shtatori në Kosovë pritet të fillojë procesi mësimor, i cili do të zhvillohet nëpër Komuna në varësi të situatës me pandeminë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit