9.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Von Cramon i përgjigjet Grenellit: Nuk pati nevojë të rrëzohet Qeveria në mes të pandemisë

Rekomandime

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, eurodeputetja Viola von Cramon-Taubadel, i ka reaguar të përzgjedhurit special nga Shtëpia e Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenellit, pasi ky i fundit e mbështeti një postim të Presidentit Hashim Thaçi në Tëitter, ku theksonte se javën tjetër ai do t’i ndërmerr hapat kushtetues për formimin e Qeverisë së re.

- Advertisement -

Grenell në llogarinë e tij ka shkruar se pasi të bien tarifat dhe masa e reciprocitetit, menjëherë do të fillojë procesi i dialogut.

Mirëpo kjo ka nxitur reagimin e Raportueses së PE-së e Viola von Cramon-Taubadel, e cila ka thënë se ndoshta Grenell nuk është në dijeni, por tarifat prej 100 për-qind tashmë janë të hequra nga Qeveria në detyre në krye me Albin Kurtin.

“Ndoshta gjë e re për të, por tarifat janë hequr nga Qeveria në detyrë dhe Kryeministri i saj Albin Kurti”.

- Advertisement -

“Nëse dikush është i interesuar të udhëheqë një dialog, ai / ajo mund të fillojë me Qeverinë e Kosovës në në në çdo kohë. Nuk ka nevojë ta rrëzosh atë në një krizë pandemike”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit