Një lajm i mirë ka ardhur nga Korea e Jugut, ku ekspertët deklarojnë se COVID-19 nuk rikthehet më tek një njeri i cili i ka kaluar atë.
Ky lajm shihet si shpresë në luftën kundër pandemisë, siç shkruan Daily Star.
Megjithatë, Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar shtetet kundër përdorimit të “pasaportave të imunitetit”, të cilat ishin menduar ti jepeshin personave të cilët ishin të infektuar me COVID-19.
Këto pasaporta teorikisht do t’u jepen njerëzve që janë shëruar nga koronavirusi, duke supozuar se janë imunë dhe dalin pozitivë në testet për antitrupa.