5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Lajm i mirë, nga java e ardhshme pritet ulje e ndjeshme e çmimit të derivateve të naftës

Rekomandime

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka paralajmëruar rënie të çmimeve të derivateve të naftës për javën e ardhshme.

Berjani thotë se rënia ka nisur e çmimeve ka nisur nga mbrëmë, por rënie më të theksuar do të ketë nga java e ardhshme.

- Advertisement -

“Ulje të çmimeve më të theksuara pritet të ketë në javën e ardhshme. Kështu është për momentin situata, por kjo nuk është me siguri të plotë, sepse mund të lëvize edhe në anën e kundërt, por informatat janë që do të lëvizet në këtë drejtim”, ka thënë Berjani.

Më tutje ai ka thënë se sot çmimet e derivateve në Kosovë, variojnë nga 1.16 deri 1.20 dizel, ndërsa një litër benzinë nga 1.20 deri 1.25.

Javët e fundit, çmimet e derivateve në Kosovë kanë shënuar rritje të madhe.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit