Nga 118 raste të testuara sonte për COVID-19, asnjë prej tyre nuk kanë dalë pozitiv. Kështu gjatë ditës së sotme është vetëm një rast që ka dalë pozitiv, shkruan Gazeta Metro.
Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 118 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2.
Rasti pozitiv është rast kontakti me vendbanim në Korishë Prizren. Do të hulumtohen të gjitha kontaktet dhe të testohen.
Nga data 08.02.2020 deri me 02.04.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.500 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 126 raste me 1 rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.
Më poshtë njoftimi i plotë nga IKSHPK.