10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“Për herë të parë Kosova kishte një Qeveri që në program kishte përgatitjen e Padisë për gjenocid kundër Serbisë”

Rekomandime

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në 21-vjetorin e masakrës së Gjakovës në lagjen Qerim, tha se Qeveria Kurti ishte Qeveria e vetme që në programin e saj kishte përgatitjen e padisë për gjenocid kundër Serbisë.

- Advertisement -

Osmani në një postim në Facebook po ashtu ka thënë se Kosova për herë të parë kishte instuticione që flisnin para botës për vuajtjet e fëmijëve gjatë luftës së 1999-ës.

“Për herë të parë, Kosova kishte Qeveri që në Programin e saj kishte edhe përgatitjen e Padisë për gjenocid kundër Serbisë. Për herë të parë, Kosova kishte institucione që flisnin para gjithë botës për vuajtjen e fëmijëve gjatë luftës dhe kërkonte drejtësi për ta dhe insistonte që nuk ka paqe pa drejtësi.

Ta kujtojmë këtë sot e çdo ditë, përderisa përkujtojmë fëmijët e vrarë, masakruar e të djegur për së gjalli, në Gjakovë e anekënd Kosovës”, ka shkruar Osmani.Më 1 prill, janë bërë 21 vjet nga masakra në lagjen Qerim në Gjakovë ku janë vrarë 21 persona, gra dhe fëmijë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit