UEFA ka lejuar që të bëhen nga 5 zëvendësime për ndeshjet e Ligës së Kombeve
Ky është një lajm i mirë për Bernard Challandes dhe Kosovën pasi futbollistët nuk po kalojnë në një formë të mirë fizike dhe kështu trajneri mund të kryejë deri në 5 zëvendësime në një ndeshje
Në tetor Kosova luan ndeshjen shumë të rëndësishme me Maqedoninë dhe më pas ka edhe dy përballje tjera kundër Greqisë dhe Sllovenisë.
Lojtarët e Kosovës fatkeqësisht nuk janë duke kaluar momente të mira, disa të lënduar e disa të tjerë nuk po aktivizohen shumë në klubet e tyre.
UEFA përveç Ligës së Kombeve ka marr vendim që nga 5 zëvendësime të lejohen edhe në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.