Nga 1 korriku 2021 personat nga Kosova që janë plotësisht të vaksinuar kundër Covid 19 kanë mundësi të regjistrohen sërish në listën e pritjes për caktimin e një termini.
„Rregullorja për Ballkanin Perëndimor“ e rinovuar, ka hyrë në fuqi më 1 janar 2021. Me këtë, shtetasit e Kosovës do të kenë qasje të privilegjuar në tregun e punës në Gjermani deri më 31 dhjetor 2023. Më 1 gusht 2021 shqyrtimi i kërkesave për viza të tilla për personat nga Kosova që janë plotësisht të vaksiuar kundër Covid 19 do të jetë sërish i mundur. Lista e re e pritjes për caktimin e një termini në muajin gusht për personat plotësisht të vaksinuar kundër Covid 19 do të hapet më 1 korrik 2021.
Më poshtë detajet:
Udhëzime të rëndësishme:
– Ju lutemi të regjistroheni vetëm nëse tashmë e keni kompletuar dokumentacionin e nevojshëm dhe keni marrë të paktën një dozë të vaksinës. Shtyerja e termineve për një muaj të mëvonshëm nuk është e mundur.
– Regjistrimi i kërkesës së re për caktimin e një termini është i domosdoshëm. Regjistrimet sipas Rregullores së vjetër për Ballkanin Perëndimor nuk janë më valide.
– Lista e pritjes për regjistrimin e kërkesës për termine të lira për muajin vijues do të hapet çdo muaj. Nëse nuk keni sukses, keni mundësi të regjistroheni në muajin vijues.
– Në momentin e parashtrimit të kërkesës për vizë duhet të dorëzohet dokumentacioni mbi statusin e vaksinimit. Për udhëtimet hyrëse kërkohet një dëshmi mbi vaksinimin e plotë dhe të bërë të paktën 14 ditë më parë me një nga vaksinat e aprovuara në Gjermani.
Informata më të hollësishme gjeni këtu.