17.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Lajm i mirë — Shërohet infermierja e infektuar me koronavirus

Rekomandime

Infektologu Valbon Krasniqi ka dhënë disa rezultate që kanë dalë së fundmi nga Klinika Infektive.

- Advertisement -

Krasniqi ka thënë se pavarësisht se COVID-19 është virus i ri, parashikimet janë që ai nuk do të le pasoja afatgjate te shumica e personave.

“Pasoja mund të mbeten te personat që kanë pasur sëmundje tjera e sidomos të rrugëve të frymarrjes”, tha ai.

Infektologu mendon se virusi për një kohë të gjatë nuk do të rikthehet por sipas tij ende është pikëpyetje sa do të zgjasë.

- Advertisement -

Krasniqi ka dhënë edhe lajme të mira sa i përket virusit COVID-19.

“Sapo më erdhi lajmi se është shëruar infermierja e jonë e cila është infermierja më në moshë pra e moshës 62 vjeçare. Edhe 77 vjeçari nga Vitia është shëruar tashmë plotësisht”, ka thënë Krasniqi në RTV Dukagjin.

- Advertisement -

Infektologu ka thënë se në bazë të disa rezultateve vetëm një person rezulton sot i prekur nga coronavirusi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit