7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Lajm i mirë: Transportuesit e mallrave s’do të paguajnë më 40 euro në Han të Elezit

Rekomandime

Transportuesit e mallrave nuk do të paguajnë më 40 euro në Terminalin doganor në Hanin e Elezit, aq sa ishin të detyruar të paguanin më parë.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës përmes një postimi në Facebook, pas zhbllokimit të rrugës nga rrethojat metalike që ishin të vendosura në Terminalin Doganor në Hanin e Elezit.

- Advertisement -

“Pas ankesave të shumta nga agjentët doganor, MMPHI në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, përkitazi Doganën e Kosovës, kanë iniciuar kërkesën për zhbllokimin e rrugës nga rrethojat metalike të vendosura në rrugën e cila është pronë shoqërore, nën menaxhimin e AKP-së. Operatori Ekonomik, “Terminali SHPK”, kishte bllokuar rrugën për transportuesit e mallrave duke i detyruar ata të paguanin dyzet euro. Me asistencën e Policisë së Kosovës, tashmë kjo rrugë është zhbllokuar, rrjedhimisht transportuesit e mallrave nuk do të paguajnë më 40 euro, aq sa ishin të detyruar të paguanin më parë”, thuhet në postim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit