8.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Lajm i rëndë, vdes sportisti i njohur i Kosovës

Rekomandime

Lajm i rëndë për futbollin dhe sportin në përgjithësi të Kosovës.

- Advertisement -

Ka ndërruar jetë Nadir Haxhimusa, ish futbollist i mirënjohur dhe kontribues i madh edhe në vitet më të vështira, në gjeneratën e sakrificës (1991-1999). Ai ka qenë prej sulmuesve më të mirë që ka pasur Ferizaj.

Një periudhë të gjatë edhe drejtor sportiv dhe shembull i punës, më i merituari që klubi shpëtoi nga shkapërderdhja.

“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj Nadir Haxhimusa, ndaj ju lutem më lejoni që në emrin tim, KE, klubeve, futbollistëve dhe tërë komunitetit të futbollit, të ju shpreh ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta.

- Advertisement -

Nadiri ishte pjesë e gjeneratës së futbollistëve të cilët i rezistuan pushtuesit serb në vitet e 90-ta. Ai ishte sulmues i spikatur i KF Ferizajt dhe me paraqitjet e tij la gjurmë të pashlyeshme në futbollin kosovar, duke u shndërruar në model për shumë breza të rinj ferizajas.  

Edhe pas përfundimit të karrierës si lojtar, Nadiri gjithmonë i qëndroi afër klubit të tij të zemrës, duke e ndihmuar në forma të ndryshme rritjen e tij, si drejtues dhe menaxher i sukseseshëm.

- Advertisement -

Kontributi i tij në klub ishte i jashtëzakonshëm dhe pa dyshim ishte ndër punëtorët më të dalluar sportivë në klub.

Ikja e tij e hershme është humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për vet futbollin ferizajas.

Nadiri u dallua për virtyte të larta intelektuale e sportive dhe si personalitet që tërë jetën ia kushtoi futbollit.

Komuniteti i futbollit përherë do ta kujtojë atë si njeri të dashur dhe do ta vlerësojë për kontributin e tij në avancimin e futbollit ferizajas.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, ka shprehur ngushëllime Agim Ademi, president i FFK-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit