19.7 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Lajmërohet kryeministri Kurti, tregon pse nuk po shkon në Decan

Rekomandime

Kryeministri Albin Kurti, ka reaguar në lidhje me heImimet e mbi 1500 personave në komunën e Deçanit.

- Advertisement -

Kurti arsyetoi mungesën e tij duke thënë se është në vizita zyrtare jashtë vendit, tha se ka komunikim të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse.

Ai shtoi se ka zhvilluar një bisedë me kryetarin e kësaj komune, Bashkim Ramosajn, ku tha se është njoftuar për gjendjen emergjente.

‘’ Për të konkretizuar mbështetjen e Qeverisë dhe për t’u njoftuar nga afër me situatën, sot në Deçan janë Zëvendëskryeministrja znj.Donika Gërvalla dhe Ministri i Shëndetësisë, z.Arben Vitia.

- Advertisement -

Qeveria e Republikës së Kosovës, do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve të prekur nga infeksioni, deri në përmirësimin e gjendjes’’, shkroi Kurti.

Ai shtoi se bashkëndjen brengën dhe shqetësimin me ta, derisa iu uroj edhe shërim të shpejtë.

- Advertisement -

Ky është postimi I plotë:

Të dashur qytetarë të Komunës së Deçanit,

Në pamundësi për të qenë pranë jush, meqë jam në vizitë zyrtare jashtë vendit, kam komunikim të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse.

Në bisedë me Kryetarin e Komunës, z.Bashkim Ramosaj, jam njoftuar për gjendjen emergjente në Komunën e Deçanit.

Për të konkretizuar mbështetjen e Qeverisë dhe për t’u njoftuar nga afër me situatën, sot në Deçan janë Zëvendëskryeministrja znj.Donika Gërvalla dhe Ministri i Shëndetësisë, z.Arben Vitia.

Qeveria e Republikës së Kosovës, do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve të prekur nga infeksioni, deri në përmirësimin e gjendjes.

Bashkëndjej brengën dhe shqetësimin tuaj dhe ju dëshiroj shërim sa më të shpejtë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit