1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Lajme të mira nga Amerika

Rekomandime

Presidenti i zgjedhur Biden ka emëruar ndihmësin e kahershëm Antoni Blinken si Sekretar i Shtetit

WASHINGTON: Çfarë lajm i mrekullueshëm për SHBA, dhe për ne Shqiptarët, një njohës i mirë i Kosovës në Departament të Shtetit, Tony Blinken do të jetë një Sekretar i Shtetit dhe mendohet se do ta bëjë Amerikën krenare.

- Advertisement -

Përveç kësaj, Jake Sullivan, dikur një nga ndihmësit më të afërt të Hillary Clinton, ka të ngjarë të emërohet këshilltari i sigurimit kombëtar të Biden, sipas dy njerëzve të njohur me këtë çështje.

Një njoftim zyrtar pritet të martën, thanë njerëzit që po merren me Administratën e re.

Shefi i shtabit i Shtëpisë së Bardhë në hyrje të Administratës Biden, Ron Klain tha të Dielën se presidenti i zgjedhur do të bënte njoftimet e tij fillestare të kabinetit të martën, por nuk pranoi të përcaktojë se cilat pozicione do të plotësoheshin së pari.

- Advertisement -

Njerëzit e njohur me zgjedhjet e Administratës Biden kërkuan të mos identifikoheshin sepse ai nuk ka bërë ende njoftimet.

Sullivan, i cili është 43 vjeç, ashtu edhe Blinken, 58 vjeç, shërbyen si këshilltar i sigurimit kombëtar të Biden kur ai ishte nënkryetar.

- Advertisement -

Departamenti i Shteti konsiderohet si një nga postet më prestigjioze të kabinetit. Sekretari i Shtetit është diplomati i lartë i Shteteve të Bashkuara duke zhvilluar takime me udhëheqës të huaj në të gjithë globin.

Këshilltari i sigurisë kombëtare të presidentit është një nga punët më të rëndësishme dhe të fuqishme në Shtëpinë e Bardhë, duke udhëhequr një staf prej dhjetëra ekspertësh të tërhequr nga agjencitë ushtarake, diplomatike dhe të inteligjencës së qeverisë që zhvillojnë politikën e jashtme dhe ushtarake të SHBA.

Blinken dhe Sullivan nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për komente shtypit amerijan sot. Po ashtu edhe një zëdhënës i Biden nuk pranoi të komentojë.

Marrëdhëniet me Jashtë

Blinken është konsideruar si një nga kandidatët kryesorë për të drejtuar Departamentin e Shtetit. Pasi shërbeu si këshilltar i sigurimit kombëtar të ish nënkryetarit, Biden për katër vjet ai u ngrit në zëvendës sekretarin e shtetit nën Presidentin Barack Obama.

Kur Biden ishte një senator, Blinken shërbeu si drejtor i stafit të tij në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit para se të nisej për të punuar në fushatën presidenciale të Biden 2008. Blinken u diplomua nga Harvard dhe nga Shkolla e Drejtësisë në Columbia.

Pas administratës së Obamës, Blinken bashkë-themeloi WestExec Advisors, një firmë strategjike politike, me një zyrtare të lartë të Pentagonit të epokës Obama, Michele Flournoy.

Përzgjedhja e Blinken si diplomati i lartë i Amerikës sinjalizon qëllimin e Biden për të vendosur njerëz me përvojë në postet kryesore të kabinetit.

Biden u takua me 17 nëntor me ekspertë të mbrojtjes dhe inteligjencës, duke përfshirë Blinken dhe të tjerët që punuan për Obamën kur Biden ishte nënpresident. Ai i mblodhi ata së bashku sepse administrata Trump e ka bllokuar atë që të marrë njoftimet e inteligjencës të dhëna tradicionalisht për presidentin e zgjedhur.

“Ne kemi përjetuar shumë dëmtime të bëra gjatë katër viteve të fundit, sipas mendimit tim. Ne duhet të rindërtojmë institucionet tona dhe fuqinë tone punëtore për të pasqyruar forcën dhe diversitetin e plotë të vendit tonë, “tha Biden në konferencën e parë të shtypit.

“Ne duhet të përqendrohemi në gatishmërinë për çdo gjë që mund të vijë”.

Cicërimë

Antony Blinken(@ABlinken) në një cicërimë në Twetter më 6 nëntor 2015, duke lobuar për Kosovën në UNESKO ka shkruar:
Krenar për të përcjellë bindjen tonë të fortë se Kosova duhet të mirëpritet nga@UNESCO-Në Konferencën e Përgjithshme si anëtare e plotë.”

Ndërsa, ish Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi (Hashim Thaçi @HashimThaciRKS) shkruajti :

Falenderova @ABlinken per mbështetjen e Departamentit të Shtetit në mbështetje për #Kosovën në UNESKO- “fushata jonë pozitive për një botë gjithëpërfshirëse” Hashim Thaçi- Bruksel 5 Nëntor 2015

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit