8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Lajmërohet estrada, këta këngëtarë i bashkohen protestës së thirrur nga Labi

Rekomandime

Estrada Shqiptare dhe Pronarët e restoranteve janë duke planifikuar të organizojnë një protestë gjatë javës së ardhshme.

Këngëtari dhe ish-deputeti i njohur, Labinot Tahiri, konfirmoi se do të jetë para Ministrisë së Shëndetësisë, në shenjë revolte për ndalimin e organizimit të dasmave dhe ahengjeve familjare sivjet.

- Advertisement -

Ndërkohë, gjatë këtyre ditëve pjesëmarrjen në këtë protestë e ka konfirmuar edhe këngëtari Afrim Muqiqi.

E një gjë të tillë duket se ka ndër mend ta bëjë edhe këngëtarja e njohur, Edona Llalloshi, bashkë me të vëllain e saj, Milotin.

Këtë gjë dyshja vëlla e motër e kanë bërë të ditur përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku shfaqnin konfirmimin e Afrimit për pjesëmarrje në protestë.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit