10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Lajmërohet Grenell: Emrin Trump për liqenin e Ujmanit e thash me shaka

Rekomandime

Emisari Special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka deklaruar se e ka thënë me shaka që Liqeni i Ujmanit të quhet “Trump”.

Grenell ka deklaruar se ky propozim i tij ka ardhur për shkak se pati shumë luftë mes palës kosovare dhe asaj serbe se si të quhet Liqeni i Ujmanit.

- Advertisement -

Ai tha se propozoi që liqeni të quhet “Trump” që të mos zemërohen asnjëra palë e të qetësohet situata, emisari amerikan tha se të dy palët ranë dakord për këtë.

”Departamenti ynë, tha që ne do ta dërgojmë ekipin tonë të fizibilitetit dhe të dyja palët e vlerësuan jashtëzakonshëm. Por lufta që pata midis dy palëve ishte për emrin e liqenit”.

”Njëra thoshte – ne e quajmë atë me emër serb, tjetra jo ne e quajmë atë emrin shqiptar të Kosovës”.

- Advertisement -

”Pra, ishte një luftë e pabesueshme për emrin liqenit, dhe kështu me shaka thashë se thjesht le të quhet pra Liqeni Trump, meqë nuk doja që ta zemëroja njërën palë apo tjetrën”.

”Dhe nga të dy palët thanë se ”unë jam dakord me Liqenin Trump, le të quhet ”Trump”.

- Advertisement -

Grenell ka deklaruar se amerikanët po dëshirojnë që me Liqenin e Ujmanit të krijojnë vende pune dhe energji.

”Ne donim me këtë liqe të krijonim vende pune dhe energji”, ka shtuar Grenell.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit