19.2 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Lajmërohet Hashim Thaçi, e injoron krejtësisht kryeministrin Kurti

Rekomandime

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka folur pas publikimit të marrëveshjes sekrete mes tij dhe sekretarit të atëhershëm të NATO-s, Andres Fogh Rasmussen, nga kryeministri Albin Kurti.

Thaçi përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, e ka injoruar publikimin e kësaj marrëveshje, teksa ka thënë Kosova është e bekuar me miqësinë e SHBA-së

- Advertisement -

Edhe sot do të jetë një ditë e ngjeshur në Uashington, me takime në Pentagon, në State Departament dhe në International Development Finance Corporation.

Kosova është e bekuar me miqësinë dhe aleancën strategjike që ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar ai në Facebook.

- Advertisement -

Gjatë ditës së sotme, i pari i qeverisë përmes një shkrese zyrtare e ka informuar kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani rreth një marrëveshje sekrete që Hashim Thaçi asokohe si kryeministër i Kosovës e kishte nënshkruar me sekretarin e atëhershëm të NATO-s, Andres Fogh Rasmussen.

Sipas vlerësimit kushtetues të lëshuar nga Zyra Ligjore e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë shkelje të rëndë kushtetuese dhe kjo përbën bazë për të nisur procedurat për shkarkimin e tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit