Vullnetarëve të Legjionit të të Huajve të Ushtrisë së Ukrainës iu ka bashkëngjitur edhe Rob 61 vjeç nga Edinburgu i Skocisë, që tashmë ka hyrë në betejë me rusët.
“Emri im është Rob jam një gjysh 61 vjeç nga Skocia. Kam udhëtuar nga Edinburgu në Kiev për të ndihmuar në luftën kundër rusëve. Do të bëj gjithçka që mundem që të ndalim Rusinë për ta pushtuar Kiev. Rroftë Ukraina. ”
Vullnetarë të shumtë raportohet se kanë udhëtuar drejt Ukrainës për t’iu bashkuar luftës kundër Rusisë. Së fundmi ishte njoftuar se edhe një deputet i Letonisë pasi që nënshkroi ligjin për lejimin e vullnetarëve, ishte i pari që shkoi vullnetarë.
Dje u raportua se tashmë në Kiev vullnetarët kanë hyrë në betejë kundër rusëve.
Meet Rob, a “61yr old grandfather” from #Edinburgh #Scotland, who’s traveled to #Ukraine to “do anything in my power to stop #Russia from capturing #Kyiv.”pic.twitter.com/YYLJs31KdB
— Charles Lister (@Charles_Lister) March 7, 2022