1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Lajmërohet Skender Hyseni, jep versionin e tij për vjedhjen e çantës me dokumente e para në Bruksel

Rekomandime

Gjatë ditës së sotme në media u publikua lajmi se delegacionit kosovar për bisedime Kosovë-Serbi, në njërën prej vizitave në Bruksel i është vjedhur çanta me dokumete konfiedenciale.

- Advertisement -

Anëtari i këtij ekipi, Muhamet Mustafa, ka konfirmuar për Reporteri.net se është vjedhur çanta në Bruksel, por tha e tij personale dhe jo e shtetit.

Koordinatori shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni, ka deklaruar se lajmi për vjedhjen e çantës me dokumente të shtetit “është spekulim i pakrypur”.

“Kjo është tërësisht e pavërtetë, një spekulim i pakrypë, asnjë dokument konfidencial i delegacionit shteteror të Kosovës nuk është vjedhur asjëherë askund. Në delegacion kanë qenë pesë veta, sa i përket delgacionit është spekulim i kulluar, asnjë dokument konfidencial i delegacionit nuk është vjedhë, për çdo gjë tjetër mund ta kontaktoni Muhamet Mustafën, sepse ai nuk e ka mbajtur të fshehtë që i janë vjedhur do të holla”, tha Hyseni për Express.

- Advertisement -

Për këtë çështje ka reaguar edhe deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e cila thotë se shpreson që të mos ketë pasur ndonjë sanduiç në çantë.

Ajo thotë se do të ishte edhe më keq, e sjellje jo serioze sikur nga kjo çantë të merreshin dokumente përmes së cilave Qeveria jonë i udhëheq këto bisedime.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit