10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Myftiu Tërnava zgjedhet midis 500 personaliteteve me më ndikim në botën islame

Rekomandime

Qendra Mbretërore për Studime Islame dhe Strategjike (The Royal Islamic Strategic Studies Centre) me seli në Jordani, edhe këtë vit myftiun e Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, e ka rizgjedhur midis personaliteteve më me ndikim në botën islame.

Siç bëhet e ditur në një komunikatë të BIRK-ut në edicionin e vitit 2021, myftiu Tërnava radhitet në listën e liderëve me ndikimin administrativ më të madh, gjë kjo që dëshmon për angazhimin e tij institucional për të çuar përpara institucionet fetare islame në vend dhe për të krijuar raporte me institucionet e tjera fetare e shtetërore në Republikën e Kosovës.

- Advertisement -

Ai, gjithashtu përmendet edhe si një nismëtar për krijimin e Këshillit Organizativ Ndërfetar të Kosovës.

Kjo përzgjedhje është një motiv shtesë, jo vetëm për myftiun Tërnava, personalisht, por për të gjithë vartësit dhe nëpunësit e BIRK-ut për të vazhduar me kontribut për të mirën e shoqërisë, sikur që është një dëshmi shtesë para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare për punën që bën Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës”, thekson komunikata.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit