2.3 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Lajmet e rreme, manipulime të deklaratave të diplomatëve amerikan e europian vërshuan mediat në Prishitnë e Tiranë

Rekomandime

“Gjuha gebelsiane e mediave tona!
Lajmet e rreme edhe përmes manipulimit të deklaratave të diplomatëve amerikan e europian vërshuan sot mediat në Prishitnë e Tiranë.
Prishtinë, 13 gusht – Një lagje e mediave tona, të njohura si mbështetëse të establishmentit politik që shkoi në histori më 14 skurt, por edhe ato në Tiranë që janë nën diktatin dhe kontrollin e rreptë të km Rama, vazhdojnë kështu të manipulojnë opinionin, duke interpretuar e pasqyruar krejt njëanshëm edhe deklarata e diplomatëve të Brukselit dhe Uashingtonit,
Kështu gjykojnë se i zgjasin jeëtn për ca kohë kaosit informativ dhe manipulimit të opinionit publik.
Secili lexues me formim mesatar politik e njohje të gjuhës diplomatike, po t’ ia nte një lexim të kujdesshëm deklaratave amerikane sot – ambasadat në Prishtinë dhe Sarajevë – do ta vinte re se ato dëshmojnë një dozë distancimi dhe kujdesi, kur prononcohen rreth “Ballkanit ët hapur”.
Lexojeni këtë paragraf, ju lutem me vëmendje dhe nënshtrojani analizës tuaj: “Ne inkurajojmë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të përdorin vrullin e fundit për përparim të mëtejshëm dhe të marrin përsipër detyrën e vështirë të realizimit të një angazhimi të përbashkët për formimin e një Tregu të Përbashkët Rajonal. ”
Në të njejtën linë është edhe qëndrimi i BE-së.
“Ne i mirëpresim angazhimet e udhëheqësve për bashkëpunimin rajonal, një element thelbësor i perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe një pjesë integrale e Procesit të Stabilizim-Asociimit. Ne e kuptojmë dëshirën për të ecur përpara. Në të njëjtën kohë, një proces që e përfshin të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor është thelbësor. Në këtë kontekst, është e rëndësishme që rajoni të përparojë në krijimin e një Tregu të Përbashkët Rajonal, një angazhim politik i marrë nga gjashtë udhëheqësit e rajonit në Samitin e Sofjes vjeshtën e kaluar”.
Kjo ishte deklarata e Ana Pisonero-s, zëdhënëse e BE’së për Fqinjësi dhe Zgjerim.
Theksi në që të dy rastet vihet te Tregu të Përbashkët Rajonal, që është pjesë e Procesit të Berlinit. Nëdrkaq “Ballkani i hapur”, e pakta që mund të thuhet që tashti, rezulton të jetë produkt i gjeopolitikës serbe mbi ristrukturimin e Ballkanit konform gjeopolitikës postmoderne serbe, rrjedhimisht krejt në kundërshtim me procesin e Berlinit dhe vet BE-së.
Kjo lagje e mediave tona, çuditërisht ka përvetësuar shumë stilin dhe gjuhën gebelsiane – manipulohen edhe deklaratat e diplomatëve!

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit