13.8 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Molliqaj krenohet me veten: Tjerët kanë vetëm fjalë, ne e ndalëm Serbinë

Rekomandime

Shtrëngon duart me Haradinajn, që dikur e akuzonte për haraç, PSD dhe AAK zyrtarizuan marrëveshjen për koalicion parazgjedhor. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, deputeti i PSD’së, Dardan Molliqaj përmes një shkrimi në Facebook, deklaroi se bashkimi i PSD’së dhe AAK’së është veç fillimi i fitores së madhe, sipas tij, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Ndër tjerash, Molliqaj tha se ata që sot po bashkohen, e ndalën Serbinë.

“Ua kam kërkuar votën para dy viteve për ta ngritur në Kuvend zërin tuaj të pakënaqur e të papërfaqësuar. U kam kërkuar që t’më votoni, nën betimin që do ta luftojmë SHIK-un dhe PDK-në, e do t’i japim fund politikës nënshtruese ndaj Serbisë. E saherë që më kanë akuzuar gjatë këtyre dy viteve se ndryshova, ju kam kërkuar që të presin e të shohin. Të mos nguten me përfundime të hershme, sepse po: fundi e rikuptimëson fillimin. Ata që vet u hapën për bashkëpunime me PDK-në, kishin vetëm FJALË kundër PDK-së e Hashim Thaçit. Ne të tjerët, e ndalëm PDK-në dhe planet e Thaçit. Ata që na shajtën plot mllef, kishin vetëm FJALË kundër Serbisë. Ne të tjerët që sot po bashkohemi, e ndalëm Serbinë. Lista SRPSKA u defaktorizua.

Nuk ka Zajednicë. Nuk ka shkëmbim. Ka TAKSË 100%. Ata FOLËN bukur se si do të dukej Kosova sovrane. Por ne që sot po bashkohemi, e bëmë Ushtrinë e Kosovës – që sa për ta, do të mbetej veç një ëndërr e bukur. Përderisa ata me inatin e tyre u morën dy vite vetëm me ne dhe ndiqnin lepuj rrugëve të Prishtinës, ne shtynim përpara politika që përmirësojnë direkt jetën e qytetarëve. Shkarkuam Rikallon. Ngritëm pagën minimale. E ndaluam dialogun e Thaçit për territorin e Kosovës. Filluam reformën për pensione. Për këto ideale u angazhova në politikë, dhe këtyre idealeve do t’iu qëndroj besnik.”, shkroi Molliqaj në Facebook.

- Advertisement -

Sipas Molliqajt, sot u krijua koalicioni i ndryshimit, që fitoren e ka të sigurt. “Ne besojmë në të njëjtat gjëra që kishim besuar gjithmonë: Kosovën sovrane, me ushtri dhe krenare përballë Serbisë; Kosovën pa PDK-në në pushtet, pa krim e korrupsion, me barazi sociale e zhvillim ekonomik. Ata nuk besojnë më në koncepte. Besojnë vetëm në një njeri. Një njëri që ka mbetur i vetëm, i rrethuar nga komandantë të PDK-së në njërën anë, e enveristë të PDK-së në anën tjetër. Sot krijuam koalicionin e ndryshimit që fitoren e ka të sigurt. Koalicionin që do të qeveris dhe Kosovën do ta pozicionojë fuqishëm përballë Serbisë, përballë krimit e korrupsionit dhe përballë varfërisë e pabarazisë. Koalicion nëpërmjet të cilit ne do t’i shtyejmë edhe më tej këto politika. Bashkimi ynë i sotëm është veç fillimi i fitorës së madhe.”, shkroi deputeti i PSD’së.

Në këtë koalicion, dy partitë janë dakorduar që bartës i listës të jetë kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, gjersa Ahmeti tha se nga ana e PSD-së nuk ka pasur pretendent për postin e kryeministrit. Në lidhje me akuzat që PSD ia ka bërë dikur qeverisë së Haradinajt, duke e quajtur si “Qeveria e haraçit”, Ahmeti tha i kemi kritikuar për shkak të koalicionit PAN, por sipas tij, ka diçka që i lidh ata, sovraniteti i Kosovës dhe pozicioni i Kosovës në dialog.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit