4.9 C
Pristina
Monday, March 25, 2024

Lajmi i Fundit: Gjykata Supreme refuzon kërkesën e VV-së për votat e diasporës

Rekomandime

Gjykata Supreme e ka hedhur poshtë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, për numërim të disa pakove me fletë votime të ardhura jashtë afatit kohor në vend, shkruan Gazeta Express.

Në një përgjigje për Gazetën Express, nga Supremja kanë konfirmaur se ky institucion brenda afatit kohor ka vendosur lidhur me këtë ankesë, derisa, e njejta është refuzuar.

- Advertisement -

“Duke iu referuar pyetjeve tuaja, ju informojmë se, Gjykata Supreme brenda afatit ligjor ka shqyrtuar dhe vendosur në lidhje me ankesën e pranuar nga subjekti politik Lëvizja Vetvendosje (LVV) . Pas shqyrtimit nga ana e Kolegjit, Ankesa nga Lëvizja Vetvendosje (LVV) është REFUZUAR”, thuhet në përgjigjen e Supremes.

Lëvizja Vetëvendosje me 26 nëntor çështjen e 392 pakove me fletëvotime nga diaspora që kanë arritur në adresë të KQZ-së, më 12 nëntor, e ka dërguar në Gjykatën Supreme. Ata kërkuan nga ky institucion që të urdhërojë numërimin e këtyre fletëvotimeve.

“Presim, që Gjykata Supreme të rikonfirmojë edhe njëherë këtë të drejtë dhe të urdhërojë numërimin e tyre pa humbur kohë. Shumë shpesh disa palë të përfshira në proces kanë pretenduar se ankesat po e vonojnë certifikimin. Ju kujtojmë se faktori kryesor që ka shkaktuar këtë stërzgjatje të kalendarit të aktiviteteve të KQZ-së është Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Ka një numër të konsiderueshëm të vendimeve arbitrare të këtij institucioni, të rinumërimeve, ndërhyrjes në rezultat”, kishin bërë të ditur nga VV-ja.

- Advertisement -

Ndryshe, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa kishte refuzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për të numëruar 392 pakot me fletëvotime të ardhura me postë nga diaspora, e të cilat kanë arritur në KQZ, më 12 nëntor.

“Ankesa e paraqitur nga Lëvizja Vetëvendosje: Anr.507/2019 e datës 22.11.2019 hedhet e palejueshme. Ndërsa ankesat lidhur me administrimin dhe rinumërimin e Vendvotimeve në Qendrën Numërimit dhe Rezultateve – QNR janë vendosur si në vijim: 5 ankesa janë pranuar të bazuara, 1 ankese është pranuar pjesërisht e bazuar, 6 ankesa janë refuzuar të pabazuara dhe 1 ankese është hedhur e pasafatshme”, ka njoftuar PZAP-i. /Gazeta Express

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit