Ish-kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, ka mbërritur sot në mëngjes në Kosovë, nga Haga ku po mbahet prej muajsh në paraburgim.
Mediat lokali raportojnë se Specialja e ka lejuar Gucatin të vizitojë babain e tij i cili po trajtohet në Spitalin e Mitrovicës, nën masa të rrepta të sigurisë nga EULEX dhe Policia e Kosovës.
Ndryshe, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 në Prishtinë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, përkatësisht më 25 dhe 26 shtator 2020.