16.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Lajmi i fundit: Mblidhen LDK AAK NISMA, kjo është arsyeja

Rekomandime

Në zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës janë mbledhur zyrtarë të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate.

Burime të medias bëjnë me dije se ky takim ka për qëllim harmonizimin e programit qeverisës në rast se krijohet qeveria e re LDK-AAK NISMA.

- Advertisement -

“Po takimi po mbahet në zyrat e LDK dhe po diskutojmë programimin qeverisës”, ka thënën një burim.

LDK AAK NISMA tashmë kanë arritur marrëveshje për të qeverisur bashkërisht, por që ka qenë Lëvizja Vetëvendosje ajo e cila i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim nëse dekreti i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi ka qenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Kjo e fundit e ka pezulluar dekretin e presidentit Thaçi deri më 29 maj të këtij viti.

- Advertisement -

LDK AAK NISMA kanë thënë se janë të gatshme të marrin drejtimin e Qeverisë pas mocionit të mos besimit ndaj Qeverisë Kurti, përderisa VV e PDK po kërkojnë zgjedhje të parakohshme pas kalimit të pandemisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit