10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

LAJMI I FUNDIT: “Messi kurrë s’ka qenë më larg Barcelonës, rinovimi është i pamundur”

Rekomandime

“Messi është më jashtë Barcelonës se kurrë më parë, rinovimi është pothuajse i pamundur”, kështu raporton MARCA që ka lëshuar bmbën për rastin e Lionel Messit.

Negociatat, të cilat dukeshin të zgjidhura disa ditë më parë, kanë arritur në një pikë që duket e pamundur për t’u zgjidhur.

- Advertisement -

“Argjentinasi tani është më larg rinovimit për Barcelonën se kurrë më parë dhe Joan Laporta e di shumë mirë këtë“, shkruan MARCA.

Sipas MARCA, që raporton me burime të sigurta, situata e rëndë ekonomike mund ta detyrojë Barçën që ta lërë të shkojë Messin, ose në të kundërtën, duhet të bëjë ndryshim rrënjësor në skuadër me uljen e pagave dhe me largimin e futbollistëve të shumtë, për të qetësuar sadopak gjendjen e rëndë ekonomike.

Në anën tjetër, “Mundo Deportivo” raporton se Barcelona po bën gjithçka që të rinovojë me Messin, edhe pse e dinë se nuk është aspak e lehtë, më së miri e tregon edhe fakti që shkaku i situatës së rëndë ekonomike, që 35 ditë Messi është lojtar i lirë, në pamundësi të ta bërë sërish të vetin.

- Advertisement -

Orët e ardhshme do të jenë vendimtare dhe do të mësohet më shumë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë në takimin mes drejtuesve të klubit dhe përfaqësuesve të lojtarit, që ka sjell një situatë më ndryshe dhe sipas MARCA-s që insiston, “Messi është më jashtë Barcelonës se kurrë më parë”.

Marca raporton se palët nuk kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët dhe se argjentinasi është më shumë se kurrë pranë largimit nga Barcelona, klubi i tij i vetëm si profesionist.

- Advertisement -

Mes Barcelonës dhe kapitenit nuk po gjendet marrëveshja për kontratën, edhe pse është folur shumë se Messi do të pranojë ulje page. /Gazeta Express/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit