Grupi rus ‘Wagner’ i mercenarëve ka udhëtuar në drejtim të Ukrainës me mision vrasjen e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, kanë raportuar shërbimet e inteligjencës, shkruan Daily Mail.
Autoritetet e inteligjencës ukrainase të afërta me Ministrinë e Mbrojtjes thanë se presidenti rus, Vladimir Putin, personalisht ka dhënë urdhër për një sulm tjetër nga përfaqësuesit e tij, duke iu referuar grupit ‘Wagner’.
Kremlini për kohë të gjatë ka mohuar lidhjet me grupin ‘Wagner’, një grup prej 600 mercenarëve të vendosur në të gjithë botën për të ndërmarr ‘punët e ndyra’ të Moskës.
Raportet kanë theksuar se ky grup është ekipi personal i Putinit për vrasje, por këto raportime janë mjaftueshëm larg Kremlinit sa për t’i përballuar mohimet e besueshme të presidentit rus.
Raportimet e inteligjencës ukrainase kanë thënë se grupi i luftëtarëve super të përgatitur ‘Wagner’ kanë qenë duke pritur për dritën e gjelbër nga Kremlini për të hyrë në Ukrainë.
Raportohet se grupit iu është dhënë ‘lista e vrasjes’ me 24 persona në të cilën përfshihen kryeministri i Ukrainës dhe i gjithë kabineti i tij, kryetari i Kievit, Vitali Klitschko dhe vëllau i tij- Vladimir Klitschko- të dy kampionë të boksit që janë bërë figura emblematike në vijat e frontit në kryeqytet.
Raportimet më vonë kishin thënë se në mes 2000 e 4000 mercenarëve kishin arritur në Ukrainë në muajin janar, por me misione të ndryshme.
Thuhet se grupi po përcjell presidentin Zelenesky dhe të afërmit e tij ndërmjet telefonave mobilë- duke pohuar se ata e dinë vendndodhjen e tyre gjatë gjithë kohës.
Një ekip e grupit të çeçenëve gjithashtu kishin tentuar ta vrasin Zelenskyn me 1 mars pasi që Sekretari i Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare tha se ata i kanë dy ekipe të vrasësve. Çeçenët janë pjesë e Gardës Kombëtare të Rusisë dhe njihen për përdorimin e taktikave brutale.