Numri ushtarëve amerikanë që kanë humbur jetën në aeroportin e Kabulit po vazhdon të rritet. Pas shpërthimit të tretë, të paktën dhjetë ushtarë amerikanë kanë vd.ekur, raporton Guardian.
Ndërsa korrespodenti i Reuters, Idrees Ali, ka thënë se Pentagoni në një deklaratë zyrtare ka konfirmuar se kanë humbur jetën të paktën dhjetë ushtarë amerikanë dhe pritet që numri të rritet.
Deri tash kanë ndodhur tri shpërthime në aeroportin e Kabulit, ndërsa autori i suImit ende nuk dihet.
Pos ushtarëve amerikanë, të paktën 50 persona kanë vd.ekur nga këto tri shpërthime.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, po thërret një takim të hënën në lidhje me situatën në Afganistan, me të dërguarit e OKB-së për Britaninë, Francën, Shtetet e Bashkuara, Kinën dhe Rusinë-anëtarët e përhershëm, të cilët kanë të drejtën e vetos në këshillin e sigurisë.