11.8 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Lajmi i fundit: Takohen Albin Kurti e Vjosa Osmani, për këto tema u ‘dakorduan’

Rekomandime

Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një takim ndërmjet kandidatit për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kandidates për kryeministër nga LDK, Vjosa Osmani.

- Advertisement -

Lajmin e ka bërë publik lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti në një postim në Facebook.

Ai ka treguar se çka është biseduar në këtë takim. Kurti ka treguar se me Vjosën biseduan për sfidat që e presin Qeverinë e re, pa treguar nëse kanë arritur ndonjë pajtueshmëri konkrete.

Njoftimi i plotë nga Kurti:

- Advertisement -

Bashkë me Vjosën biseduam sot për përgatitjet për qeverisjen e re dhe sfidat që na presin. Kosova do të dalë nga kriza dhe do të përparojë. Bashkëpunimi ynë është përkushtimi ynë. Qëllimet e mira dhe punët e mbara janë përgjegjësi e jona ndaj qytetarëve të Republikës dhe institucioneve të shtetit.

Ndryshe, deri tani janë zhvilluar disa takime ndërmjet partive, mirëpo që ende nuk ka ndonjë marrëveshje konkrete.

- Advertisement -

Ndërkohë, është raportuar se kërkesë e amerikanëve është që sa më parë të formohet qeveria e re.

Madje, ambasadori amerikan, Kosnett ka kërkuar nga LDK që të mos ketë zvarritje në fromimin e Qeverisë së re.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit