-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

LAJMI I FUNDIT: Zyrtari i Ministrisë së Shëndetësisë rezulton pozitiv me koronavirus

Rekomandime

Një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë ka rezultuar pozitiv me Covid-19 gjatë ditës së djeshme.

- Advertisement -

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i MSH, Faik Hoti, i cili tha se përveç personit i cili ka dalë pozitiv me koronavirus, testit i janë nënshtruar edhe personat që kanë qenë në kontakt me të, të cilët po presin për rezultate.

“Një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë ka dalë dje pozitiv me Koronavirus. Ai momentalisht nuk është në Ministri dhe personat që kanë qenë në kontakt me të i janë nënshtruar testit dhe tani presim rezultat” ka thënë Hoti për gazetablic.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme janë regjistruar gjithsej 20 raste të rea me virusin korona në vendin tonë, duke çuar numrin e përgjithshëm në 165,ndërkaq dy persona nuk kanë arritur t’i bëjnë ballë luftës me këtë virus dhe në orët e hershme të 6 prillit kanë ndërruar jetë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit