Lakuriqi i natës përvec në Prishtinë, ditë më parë është parë edhe në Klinë.
Në adresë të Indeksonline kanë arritur pamje, ku shihet lakuriqi i natës brenda një banese.
Personi që dërgoi pamjet tregon se rasti ka ndodhur tri ditë më parë, pas mesante, ku thotë që janë shqetësuar.
Lakuriqi i natës, një gjitar fluturues është cilësuar nga specialistët si një nga më të rrezikshmit për shkak të kontaktit që ai ka me kafshët e tjera.
Ai është në gjendje që të transmetojë sëmundjet që merr nga kontakti me të gjithë kafshët e tjera.
Disa nga sëmundjet që mund të trasmetohen përmes lakuriqit të natës janë, virusi i tërbimit dhe virusi i etheve hemorragjike.