-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

‘Largohemi pasi të lirohet rruga’: Njësitet Speciale refuzojnë të largohen pa u hequr barrikadat

Rekomandime

Ushtarët e KFOR-it janë pozicionuar tashmë në pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarnijë për të zëvendësuar Njësitet Speciale të Kosovës, por përkundër se po bëhen më shumë se dy orë që kur janë paraqitur ushtarakët e KFOR-it, Policia e Kosovës ende nuk ka lëvizur.

- Advertisement -

Mos-largimi i tyre po ndodhë për shkak se rruga ende nuk është liruar dhe barrikadat vazhdojnë të qëndrojnë ende aty ku ishin më parë.

Gazetarja e Albanian Post në vendin e ngjarjes në Bërnjak, Blerta Ahmeti, raporton se udhëheqësi i ushtarëve të KFOR-it me të ardhur i ka thënë komandantit të policisë që barrikaduesit rreshtohen në një anë të rrugës dhe ju mund të dilni, por ky plan nuk u ka pëlqyer policëve.

Komandanti i Njësiteve Elitë u ka thënë KFOR-it se nuk largohen dot pa u larguar barrikaduesit, derisa udhëheqësi i KFOR-it ia ka kumtuar se ideja është që të largohen të gjithë bashkë.

- Advertisement -

“Ashtu e kam urdhrin, ne dalim pas barrikaduesve”, ka thënë komandanti.

Edhe në disa video të gazetës, është kapur një komunikim i policëve të Kosovës e ushtarëve të KFOR-it.

- Advertisement -

“Nuk mund të largohemi, kur të lirohet rruga atëherë mund të shkojmë”, ka thënë polici.

“Por, ju mund të qëndroni këtu”, ka vazhduar ai komunikimin me ushtarin e KFOR-it.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit