9.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Largohen fotografitë e Skënderbeut, Adem Jasharit e Nënës Terezë nga zyret e KUR ‘Prishtina’

Rekomandime

Në zyret e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ‘Prishtinë’, përkatësisht në sallën e takimeve të Ujësjellësit, për një kohë të gjatë kanë qëndruar fotografi të heronjve kombëtarë, përfshirë Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, komandatit Adem Jashari dhe Nënës Terezë. Mirëpo këto fotografi, nuk janë më aty.

- Advertisement -

Ish-ushtruesi i detyrës së kryeshefit, Kapllan Parduzi, i tha Periskopit se këtë e ka bërë kryeshefi aktual Sokol Xhafa, por ky i fundit e mohon në një përgjigje dhënë Periskopit…

Kapllan Parduzi, ish-ushtrues i detyrës së kryeshefit të KUR ‘Prishtina’, i ka thënë Periskopit se fotografitë janë larguar nga kryeshefi aktual i Kompanisë, Sokol Xhafa, i cili u emërua kryeshef i Kompanisë vitin e kaluar, kur Qeveria Kurti (sa ishte në shkarkim) pati shkarkuar zyrtarë të kësaj ndërmarrjeje, duke emëruar të tjerë, përmes Bordit të Përkohshëm të KUR ‘Prishtina’.

Parduzi tha se largimi i fotografive ka ndodhur gjatë kohës sa ishte në pushim dhe se nuk e di se cilat janë arsyet se pse janë hequr këto fotografi.

- Advertisement -

“Unë kam qenë në pushim vjetor dhe kur kam ardhë e kam pa që janë larguar. Kanë qenë tri fotografi, fotografia e Skenderbeut, e Nënës Terezë dhe e Adem Jasharit, të triat i ka hjekë, janë hequr nga salla e takimeve nga Sokol Xhafa u.d e kryeshefit”, u shpreh ai.

Kurse Sokol Xhafa ka thënë se fotot në fjalë nuk kanë qenë asnjëherë në zyrën e tij.

- Advertisement -

“I nderuar, në zyrën time nuk kane qene asnjëherë këto fotografi. Ka qene foto e Presidentit dhe shpejt do te vendoset fotoja e Presidentes aktuale siç e don rregulli dhe ligji. Per te gjithë Heronjtë tjerë apo figura emlematike te vendit dhe kombit tonë, janë institucionet qe i rregullojnë”, ka thënë Xhafa për Periskopin.

Emërimi i Sokol Xhafës në krye të Ujësjellësit ‘Prishtina’, pati marrë kritika të ashpra nga media dhe shoqëria civile. Kjo, për shkak të afërsisë së tij me partinë Lëvizja Vetëvendosje.

Megjithëse vet Xhafa i pati quajtur ‘shpifje’ këto raportime, mediat patën publikuar edhe fotografi të tij, ku shihej në sfond logoja e partisë së Kurtit, Vetëvendosje dhe shihej Xhafa në njërën nga ndonjë mbledhje të kësaj partie.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit